Kasti i ‘The Lion King’ këndojnë ‘Circle of Life’ në aeroplan

Kasti i talentuar i ‘The Lion King’ pritën që pasagjerët të hypnin më aeroplan për fluturimin e tyre për në shtëpi nga Brisbane, më pas u ndien të inspiruar të këndojnë ‘Circle of Life, në harmoni të përkryer.

Fun

17/04/2014 01:43

Pasagjerët në një fluturim për në Sydney, Australi nuk e kishin idenë se ata ishin të ulur pranë aktorëve të muzikalit të Broadway ‘The Lion King’, derisa ata shpërthyen në këngë.

Ata pritën që të gjithë pasagjerët të vendosen në vendet e tyre dhe mu para nisjes, ata në harmoni perfekte ia nisën këngës.

Në përshkrimin e postuar në Youtube nga DisneyOnBroadways shkruhet: “Pas një dite të mrekullueshme në lajmërimin e lancimit të sezonit të ‘The Lion King’ në Brisbane, aktorët tanë Australianë u ndien aq të gëzuar sa vendosën të këndojnë ‘Circle of Life’ para nisjes së fluturimit të tyre për në Sydney. Kështuqë uluni dhe shijojeni këndimin e mrekullueshëm.”