Kartoni i kuq nga Ronaldo, ja çfarë propozon Simeone

Diego Simeone ka kërkuar përdorimin e sistemit VAR në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/09/2018 13:44

Diego Simeone ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk e meritoi kartonin e kuq në ndeshjen mes Juventusit dhe Valencias në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Atletico Madrid ka theksuar se i është thënë se portugezi nuk e meritoi përjashtimin në Mestalla.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për përdorimin e sistemit VAR në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet të keni shumë kujdes. Kur e kam parë mënyrën si e përjashtuan Cristiano Ronaldon pa bërë absolutisht asgjë, mendohet menjëherë për VAR”, deklaroi Simeone në konferencën për media. /Lajmi.net/