Karius rikthehet për herë të parë në Anfield pas gabimeve ndaj Realit, tifozët e presin në mënyrë emocionuese

Loris Karius është rikthyer të luajë për herë të parë në ‘Anfield Road’ pas gabimeve në finalen e Ligës së Kampionëve ku Liverpool u mund 3:1 nga Real Madrid.

Sport

08/08/2018 10:16

Portieri gjerman ka qenë fytyra tragjike e ndeshje finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, ku spanjollët fituan të tretin titull me radhë.

25 vjeçari në fitoren e Liverpool ndaj Torinos u fut në lojë në minutën e 72’, duke zëvendësuar të sapo ardhurin, Alisson Becker.

Me tu futur në fushë tifozët u ngritën në këmbë dhe e përshëndetën, duke treguar se ajo që ka ndodhur ndaj Real Madridit tashmë është harruar.

Përndryshe Liverpool është skuadra më e përforcuar në Premierligë këtë verë, duke qenë pretendenti kryesor për titullin e shumë munguar./Lajmi.net/