Kapiteni Ujkani mohon përçarjet në Kombëtaren e Kosovës

Samir Ujkani ka folur në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” i cili transmetohet në SuperSport2.

Sport

15/09/2018 23:24

Sa i përket ndarjeve të mundshme në skuadër, kapiteni ka mohuar të gjitha.

“Kemi lojtarë shumë të mirë si Rashica, Zhegrova, Zeneli etj. Nuk është e thënë të luajnë të gjithë nga fillimi. Ndonjëherë dikush duhet të jetë zëvendësues. Mirëpo, kjo nuk ka sjellur ndonjë problem në skuadër” ka thënë Ujkani.

Gjithashtu ai ka theksuar se atmosfera në skuadër është shumë e mirë, me lojtarët e rinj dhe me vetëbesim të lartë. /Lajmi.net/