Kapen me armë, dënohen shqiptari dhe serbi
Një shtetas shqiptar dhe një serb janë dënuar nga Gjykata e Savenos në Itali, pasi janë kapur me armë në makinë.

Lajme
31-vjeçari shqiptar Klodian Xhetani dhe 37-vjeçari serb Sllavisha Jerenic, u arrestuan natën e së premtes gjatë një kontrolli rutinë.
Atyre iu gjet në makinë një pistoletë të kalibrit 6.35, me “plumb në gojë”. Ndaj tyre u la masa “arrest me burg”, ndërsa u morën në pyetje nga hetuesi Francesco Meloni.
Nga hetimet e para dyshohet se ata janë pjesë e ndonjë bande kriminale dhe mbanin armë pasi kishin frikë se sulmoheshin nga grupet rivale. Pas seancës shqiptari dhe serbi dolën duke qeshur nga gjykata.