Kante me mesazh emocionues për Claudio Ranierin

Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante, ka falënderuar ish trajnerin e tij, Claudio Ranieri, pas shkarkimit të këtij të fundit nga Leicester City.

Sport

27/02/2017 17:11

Ranieri edhe pse arriti ta fitojë titullin e kampionit me Leicester Cityn, është shkarkuar pak ditë më parë, pas sezonit jo të mirë që po kalojnë këtë vit.

Shkarkimi i tij, ka prekur edhe Kante, që edicionin e kaluar ishte ndër më meritorët për suksesin e Leicester Cityt.

“Falënderime të mëdha për zotëri Ranierin për gjithçka që ka arritur, për klubin, tifozët dhe për mua”, ka shkruar Kante në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6