Kandidatët e Barcelonës

Barcelona deri më tani gjatë këtij sezoni nuk ka shfaqur vazhdimësi të mirë dhe lojën e saj me të cilën në të kaluarën ka ditur të dominojë ndaj kundërshtarëve. Andaj, së fundmi qarkullojnë spekulime se Gerardo Martino do të largohet nga posti i trajnerit në fund të këtij sezoni. Po ashtu, tani kanë filluar të…

Sport

11/03/2014 16:29

Barcelona deri më tani gjatë këtij sezoni nuk ka shfaqur vazhdimësi të mirë dhe lojën e saj me të cilën në të kaluarën ka ditur të dominojë ndaj kundërshtarëve.

Andaj, së fundmi qarkullojnë spekulime se Gerardo Martino do të largohet nga posti i trajnerit në fund të këtij sezoni.

Po ashtu, tani kanë filluar të qarkullojnë emra të atyre që mund të jenë pasardhës të strategut argjentinas në bankinën e gjigantit nga Camp Nou.

Sipas medieve katalane, cak i drejtuesit të Barcelonës është trajneri i tanishëm i Ajaxit, Frank de Boer, por përmenden edhe emrat e menaxherit të Arsenalit, Arsener Wenger dhe selektorit të Brazilit, Luiz Felipe Scolari.

De Boer në karrierën e tij si futbollist barti fanellat e Ajaxit dhe Barceklonës, ku luajti nga 1998 deri më 2003.

De Boer po ashtu është përmendur edhe si kandidat për pasardhës të Walter Mazzarrit në bankinën e Interit.