Shokohet kamerieri, fiton 1000 dollarë bakshish

Një kamerier i ri nga qyteti Frankfort në Illinois të Shteteve të Bashkuara, kishte mbetur pa tekst kur pa shumën e bakshishit që e kishte fituar nga një klient.

Fun

20/07/2015 17:36

Brendan Motilla (19) ishte duke punuar në restorantin “Smokey Barque BBQ”, kur një klient filloi të bisedojë me të rreth jetës së tij private. Por në fund të bisedës, klienti i kërkoi faturën në të cilën shkruante se duhet të paguaj 20.13 dollarë, por ai pa u menduar dy herë kishte vendosur ti lë në mënyrë të fshehtë një bakshish në shumë prej 1,000 dollarë, transmeton lajmi.net.

“Për pak sa nuk më ra nofulla, thjesht mbeta i shtangur”, e ka përshkruar i riu momentin kur e pa shumën e bakshishit të fituar.

Motilla ka thënë se klienti me të cilin kishte biseduar ishte një njeri i përulur. Por në momentin që i kishte parë paratë në tavolinë kishte vrapuar jashtë për ta takuar, por fatkeqësisht nuk kishte arritur ta gjej dhe kështu u kthye brenda dhe gjeti edhe një porosi të shkruar mbi faturë.

“Paqja qoftë me ty o vëlla. Të falënderoi për shërbimin e mirë. Punën e kamerierit e kryen për mrekulli. Nuk e di se çfarë ëndrra dhe shpresa keni në jetë, por shpresoj që këto do të ndihmojnë paksa”, thuhej në porosinë e shkruar.

Motilla ka pranuar se paratë e fituara nga bakshishi do ti shpenzoj për studime. (lajmi.net)