Kameramani i shpëton për fije floku nisjes së aeroplanit (Video)

Pamje të pabesueshme tregojnë momentin e nisjes së një aeroplani në ishullin Maarten të Karaibeve dhe se si atij i shpëton për fije floku kameramani.

Fun

25/10/2015 20:33

Aeroporti Ndërkombëtar “Princesha Juliana” ka reputacion global për incidente të tilla gjatë nisjes apo aterrimit, mirëpo këto pamje nga ky kënd janë mjaft të rralla.

Kameramani i guximshëm e merr pozicionin në fund të pistës dhe pret që aeroplani ta përfundojë nisjen e tij dramatike.

“Fantastike”- shprehet kameramani, “Ia vlejti që e humba kapelën”./arbresh.info

YouTube player