“Kam qarë kur më kanë treguar se do jem pjesë e Shqipërisë”

Kamer Qaka është shprehur tepër i emocionuar në konferencën për shtyp të ditës së sotme së bashku me prurjen tjetër të re në Kombëtaren e Panuccit, Hajdaroviç.

Sport

10/11/2017 21:05

Qaka u shpreh se Shqipëria ka qenë ëndërr për të që në moshë të vogël dhe nuk ishte menduar për asnjë moment për të vendosur të thoshte “Po” pas ftesës. Madje, ai tregon se kishte qarë pas ftesës.

“Kam nisur të qaj kur më kanë telefonuar dhe njoftuar se do të jem pjesë e kombëtares në ndeshjen me Turqinë. Që në moshë të vogël e kam ndjekur kombëtaren dhe ka qenë ëndrra ime të luaj me Shqipërinë”, ka deklaruar Qaka.

Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu. Më kanë pritur shumë mirë të gjithë shokët, të cilët janë të një niveli të lartë. Jam nga Peja, por ëndrra ime ka qenë Shqipëria. Unë nuk pretendoj për shumë minuta. Jam krenar vetëm që jam këtu”, ka shtuar 22 vjeçari.