“Kam qarë kur jam larguar nga Roma”

“Kam qarë kur jam larguar nga Roma”

Sport

02/10/2018 10:22

Alisson Becker ka zbuluar se si e mori vendimin për tu larguar nga Roma.

Portieri brazilian ka thënë se ishte një vendin tejet i vështirë që të largohej nga skuadra italiane.

“Dua të jem i sinqertë, pasi e pranoj se vendimi për tu larguar nga Roma, ishte tejet i vështirë”, ka thënë Alisson, përcjell “lajmi.net”.

“Kam qarë kur jam larguar nga klubi, por që dëshiroja të bëjë një hap përpara në karrierë, por që edhe Roma mori një shumë të majme”.

“Në kokën time e vendosa që të vija te Liverpooli, por zemra ishte në vaj”, ka thënë më tej portieri brazilian që kaloi për 75 milionë euro tek të kuqtë. /Lajmi.net/