Kaloi 18 vite në burg për krimin që nuk e kishte bërë, u lirua dhe zbuloi të vërtetën e madhe (Foto)

Thomas Komenda, i dënuar gabimisht për përdhunim dhe vrasjen e një vajze 15 vjeçare në jugperëndim të Polonisë në vitin 1997, u lirua pas 18 vjetësh burg pasi prindërit e vajzës së vrarë filluan një fushatë për lirimin e tij.

Fun

17/05/2018 20:38

Gjykata polake arriti në përfundimin se Komenda nuk është përgjegjës për krimin, gjë që tronditi publikun.

“Për 18 vitet e ardhshme, pyes vetën se çfarë bëra gabimisht për ta kthyer jetën time në ferr”, tha Komenda, duke shtuar se ai ishte trajtuar si mbeturinë.

Prindërit e vajzës së vrarë thanë se kishin dyshuar për fajësinë e Komendës dhe kërkuan nga autoritetet që të rishqyrtojnë vendimin. Shfajësimi i gjykatës u bazua në provat e ADN-së të paraqitura gjatë gjykimit fillestar në vitin 2004, i cili më vonë u konstatua si jo i besueshëm. Komenda u lirua falë teknikave të reja të forenzikës, transmeton lajmi.net

Dosja e çështjeve gjithashtu zbuloi gabime në mbledhjen e provave, por edhe dëshminë. Komenda tha se ai ishte rrahur gjatë marrjes në pyetje dhe ishte aq e vështirë. Avokati i tij tashmë ka njoftuar se Komenda do të kërkojë 2 milionë paund kompensim për dënimin dhe vitet e kaluara në burg.

Ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, i cili përsonalisht urdhëroi rishqyrtimin e çështjes, tha se lirimi i tij tregon se gabimet e sistemit gjyqësor mund të korrigjohen./Lajmi.net/ 

4wdk9lmahr0cdovl29jzg4uzxuvaw1hz2vzl3b1bhnjbxmvt0rzn01eqv8vndcxmgy1ymq0m2q5zgqyyti1zdq0mgm3zmq4owi5yweuanblz5gtas0cqgcbotab fqkk9lmahr0cdovl29jzg4uzxuvaw1hz2vzl3b1bhnjbxmvtkdfn01eqv8vmdljzjbjzgm0otrlnjlkmgmxodg2njrmnjmzowi4zdyuanblz5gtas0cqgcbotab pzek9lmahr0cdovl29jzg4uzxuvaw1hz2vzl3b1bhnjbxmvwxpzn01eqv8vnjrhmwi3oda0mzc3nmzjntm4mgqyyzliyze5odc2nzuuanblz5gtas0c5acbotab