Kaka mund të kthehet në Brazil

Leite Kaka mund të kthehet në Brazil gjatë verës. Futbollisti brazilian është duke e shikuar mundësinë t’i bashkohet Sao Paolos, por nuk përjashtohet mundësia të qëndrojë tek Rossoneri.

Sport

08/06/2014 17:48

Një situatë e veçantë për Leite Kaka. Futbollisti i Milanit mund ta kërkojë rikthimin në Brazil, respektivisht në ekipin Sao Paolo.

Sipas mediave italiane, mesfushori brazilian është ende i pavendosur nëse do të qëndrojë ende në San Siro apo të rikthehet në atdhe, pasi ka probleme familjare dhe mund të largohet nga Rossoneri ppër të qenë më afër familjes.

Në anën tjetër, Milani do të kërkojë sa më shpejtë nga futbollisti që të vendos, pasi i duhet më pas ta kërkojë zëvendësuesin e tij.

Sipas uebfaqes Gianlucadimarzio.com, ish përfaqësuesi brazilian do të vendos shumë shpejt, por nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në Milan.

Kaka i kaloi katër sezone në Real Madrid, para se të kthehej verën e kaluar në San Siro, ku nuk e pati një sezon dhe aq pozitiv.