Kaka – Messi, deklarata e ditës

"Më pati thënë se do të shpenzonte shumë për t’i blerë Kakan dhe Messin".

Sport

16/11/2017 18:32

Robinho e ka dhënë një deklaratë interesante, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka zbuluar se presidenti i Manchester Cityt, Sheikh Mansour, e kishte premtuar që do ta blinte Leo Messin dhe Leite Kakan.

“Kam folur disa herë me pronarin Sheikh Mansour. Më pati thënë se do të shpenzonte shumë për t’i blerë Kakan dhe Messin”.

“Kaka ishte afër. Por, Messi… mendoj se Messi ishte i paarritshëm”, ka thënë ai. /Lajmi.net/