Kaka: Ky futbollist do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Leite Kaka beson Neymar do ta fitojë ‘Topin e Artë’ në vitet e ardhshme.

Sport

04/01/2016 12:36

Neymar është përfshirë në treshen e finalistëve për ‘Topin e Artë’ të vitit 2015, bashkë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Mirëpo, bashkombasi i tij, Kaka, mendon se edhe nëse Neymar nuk e fiton këtë çmim në këtë vit, ai do ta bëjë këtë së shpejti.

“Fatmirësisht Neymar është përmirësuar shumë prej kur u transferua në Europë. Loja e tij është më e pjekur. Tani është çështje kohe se kur do ta zë vendin e parë”, deklaroi ai, përcjell Lajmi.net

Kaka e ka fituar këtë çmim në vitin 2007, kur edhe triumfoi me Milanin në Ligën e Kampionëve.