Kaka kthehet në Milan për 6 muaj
Leite Kaka nuk e harron dashurinë e parë.
Merkato
Leite Kaka është futbollist i lirë pas largimit nga Orlando City.
Mesfushori brazilian i ka bërë një propozim interesant ish klubit të tij, Milan, për rikthim në San Siro.
Kaka është i gatshëm të luajë në Milan për gjashtë muaj deri në verën e vitit 2018, raporton “Sport Mediaset”, përcjell “lajmi.net”.
Kaka gjithmonë e ka shprehur dashurinë e tij për Milanin dhe tani është i gatshëm që të luajë sërish me fanellën e “Rossonerëve”. /Lajmi.net/