Kaka drejt largimit nga Milani

Leite Kaka mund ta mbyll këtë verë eksperiencën e dytë tek Milani. Mesfushori brazilian ka konfirmuar se është shumë i lidhur me Sao Paolon, ku mund të kthehet gjatë kësaj vere.

Sport

29/06/2014 19:47

Aventura e dytë e Ricardo Kaka në Milan mund të ketë ardhur në fund. Për ta konfirmuar këtë kanë arritur fjalët nga direkt futbollisti brazilian, e ardhmja e së cilit duket të jetë e lidhur me Orlando Cityt, për t’u huazuar për një sezon menjëherë tek Sao Paolo.

“Kam luajtur në Sao Paolo nga 8 deri në 21 vjet. Është skuadra e cila më ka formuar dhe zbuluara, kështu që kam një raport shumë të fortë me të, nuk mund ta mohoj këtë”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Real Madridit.

“Por, ende nuk e di se si do të zhvillohet situata. Të luaj me Ganson dhe Paton, do të ishte kënaqësi, por njëjtë do të ishte edhe me Balotellin. Për mua, është gjithmonë kënaqësi kur luaj”, përfundoi Kaka, i cili u kthye tek Rossoneri verën e kaluar, pasi i kaloi katër sezone në Santiago Bernabeu.