Ka nisur takimi mes Mogherinit dhe delegacionit nga Kosova

Zyrtarja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka nisur takimet ndara me delegacionet nga Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Lajme

27/01/2016 15:48

Këtë e ka bërë të ditur Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Mogherinit, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

Kocijançiç në postimin e saj shkruan se ka filluar takimi mes Mogherinit dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe pjesës tjetër të delegacionit kosovar.

Më pas, Mogherini do të takojë edhe delegacionin serb, për të vazhduar më pas me një takim trepalësh, raporton lajmi.net.

Në takimin e sotëm, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, pritet të diskutohet për një sërë çështjes, siç janë transporti hekurudhor dhe ai ajror mes dy vendeve./lajmi.net

Mogher