Juventusi nuk di të ndalet (Video)

Juventusi ka arritur të shënojë fitore bindëse në shtëpi me rezultat 3-1 në takimin ndaj Napolit.

Sport

23/05/2015 20:00

Pereyra shënoi në minutën e 13’ për të kaluar Juventusin në epërsi para se Diego Lopez në minutën e 50’ të shënojë për të barazuar rezultatin.

Sidoqoftë, Juventusi arrin të shënojë fitore falë dy golave të shënuara nga Sturaro 77’ dhe Pepe 90+2.

Me këtë fitore, Juventusi është në vendin e parë me 86 pikë teksa Napoli në vendin e katërt me 63 pikë.

https://vine.co/v/eq6H0AwPBeP