Juventusi, 19 milionë për Shaqirin

Juventusi është shprehur i gatshëm të ofrojë plotë 19 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit të Bayernit, Xherdan Shaqirit.

Sport

28/12/2014 21:45

Burimet e sigurta nga Goal.com kanë raportuar se Juventusi është gati të ofrojë një ofertë zyrtare prej 19 milionë euro për Shaqirin.

23 vjeçari ka dështuar të tregojë vlerat e tij te Bayerni, skuadër kjo që ka shumë yje si Franck Ribery, Robben dhe Gotze.

Allegri e sheh Shaqirin si një lojtar shumë të rëndësishëm, i cili mund të përshtatej në sistemin 4-2-3-1 dhe 4-1-3-2 te Juventusi. Momentalisht, kontrata e lojtarit me Bayernin përfundon në verën e vitit 2016.