Juventus s’ka të ndalur, 20 milionë euro për një sulmues (FOTO)

Juventus ka paraqitur ofertë për sulmuesin e Lazios, Keite Balde.

Sport

27/07/2017 07:24

Juventus është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Lazios, Keita Balde.

Drejtori i përgjithshëm i “Bianconerëve”, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se kanë paraqitur ofertë për transferimin e yllit të Lazios.

“Kemi bërë një ofertë dhe Lazio do ta vlerësojë”, deklaroi Marotta.

Kurse, Gianluca di Marzio raporton se oferta vlen 20 milionë euro, përcjell “lajmi.net”. Keita ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Lazio. /Lajmi.net/