Juventus – Milan, dënohet futbollisti i njohur (VIDEO)

Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca është në rrezik.

Sport

14/03/2017 11:34

Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca do t’ia sheh sherrin reagimit të tij pas humbjes 2:1 nga Juventus.

Ylli kolumbian konfrontoi gjyqtarin Massa pas ndeshjes, i pakënaqur me penalltinë e akorduar në favor të Juventusit të cilën e shndërroi në golin e fitores Paulo Dybala.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Bacca do të dënohet për sjelljen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Ai pritet të suspendohet për së paku dy ndeshje. /Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6