Juventus ‘fiton’ nga Rugani, ja çfarë do të bëjë për Ronaldon

Juventus do ta mbulojë gjysmën e çmimit të Cristiano Ronaldos me shitjen e mbrojtësit Daniele Rugani.

Sport

17/07/2018 09:36

Juventus ka bërë një sakrificë të madhe financiare me transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

“Corriere dello Sport” raporton se “Bianconerët” me një shitje të vetme do ta mbulojnë gjysmën e pagesës për Ronaldon.

Daniele Rugani pritet të sakrifikohet duke u larguar nga Torino, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e Ruganit, shifër të cilën Juventus e mirëpret sepse do ta ndihmojë për të balancuar financat pas ardhjes së Ronaldos. /Lajmi.net/