Juventus fiton miliona nga eliminimi i Romës

Juventus ka përfituar edhe 2.8 milionë euro shtesë nga eliminimi i Romës nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2014 12:25

Gati 3 milionë euro: kjo është “dhurata” që Roma i ka bërë Juventusit duke u eliminuar nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton “Tuttosport”.

Janë saktësisht 2.85 milionë euro (së paku), që Bianconerët do t’i inkasojnë nga totali prej 40 të ndarë për dy skuadrat italiane, në bazë të numrit të ndeshjeve të zhvilluara në garë.

Për të sqaruar situatën, nëse të dyja skuadrat do të eliminoheshin në rrethin tjetër të garës do të përfitonim bashkërisht njësoj nga 6 milionë euro secila.

Mirëpo, eliminimi i parakohshëm i Romës pas humbjes nga Manchester City i ka shtuar në arkat e Juventusit edhe 2.8 milionë euro shtesë.