Juventus bën një hap të madh në bisedimet me De Ligt

Gjiganti i Serie A, Juventus, ka bërë një hap shumë të madh në bisedimet me yllin e Ajax, Matthijs De Ligt.

Sport

17/02/2019 11:17

‘Calciomercato’ shkruan se Juventus ka treguar mega ofertën për De Ligt, tek agjenti i lojtarit, Mino Raiola, transmeton lajmi.net.

Holandezi është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, dhe padyshim është më i miri në pozitën e tij, nga gjeneratat e reja.

De Ligt ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe me kombëtaren e Holandës, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, ai u bë kapiteni më i ri që udhëheq një skuadër në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/