Ju prezantojmë BMW M4

Tani kemi një makinë të re nga BMW 4, është e thjesht me dy dyer e ngjashme me BMW 3.

Auto & Tek

18/11/2014 15:18

 Tani e tutje ajo do të zë vendin e saj në treg si BMW 3 Coupe, mirëpo BMW 4 është më e ulet, më e gjerë, me motor të njëjtë të serisë BMW M3.  

Forma e serisë BMW 4 është më agresive dhe më tërheqëse se ajo e BMW 3 cuope.

Është plotësisht e drejtë të thuhet se performanca për BMW 4, është gati në të njëjtin nivel me atë që ju do të gjeni te BMW 3 ne vitin 2015, edhe pse pa naftë, hibrid, apo versionin 320i.

Seria e BMW 4 do të ketë tri lloje të motorëve, M Sport, Sport, dhe luksoze, të gjithë motorët do të kenë turbocharger, ndërsa marshi i tyre do të variojë nga 6 deri ne 8 shpejtësi automatike. Shpejtësia e BMW M4 nga 0 deri ne 60mph arrin për vetëm 4.2 sekonda.

M4 seriozisht është simpatike dhe ka një kabinë relativisht te qetë,brendësia e kësaj makine do të jetë kogja moderne.

Seria e BMW M4 do të ketë pajisje standarde të sigurisë ku përfshihet një suitë e plotë e airbegëve, anti lock frenat etj. M4 ka një kamerë para dhe një tjetër mbrapa si dhe sensorët për parkim, ndërsa kjo makinë ka drita automatike me rreze të lartë.