Jovetic shumë pranë Interit

Sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane, mësojmë se sulmuesi i Manchester Cityt, Stevan Jovetic është pranë transferimit te skuadra e Interit.

Sport

07/07/2015 20:28

Tuttomercatoweb raporton se Jovetic është pranë transferimit te skuadra e Interit.

25 vjeçari nuk ka arritur të tregojë vetën e tij te skuadra e Manchester Cityt në sezonin e fundit.

Dhe, kështu ai pritet që shumë shpejtë të transferohet te skuadra italiane, Interi.