Januzaj, i frikshëm

Ish mesfushori i Liverpoolit, Tottenhamit dhe Kombëtares angleze, Jamie Redknapp ka lavdëruar kualitetet e yllit kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Për më tepër, ai ka theksuar se mesfushori i Unitedit do të ngjallë frikë te skuadrat kundërshtare pas dy golave që realizoi javën e kaluar në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit, debutimi i tij si…

Sport

09/10/2013 17:55

Ish mesfushori i Liverpoolit, Tottenhamit dhe Kombëtares angleze, Jamie Redknapp ka lavdëruar kualitetet e yllit kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Për më tepër, ai ka theksuar se mesfushori i Unitedit do të ngjallë frikë te skuadrat kundërshtare pas dy golave që realizoi javën e kaluar në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit, debutimi i tij si titullar në Premierligë.

“Ai mund të jetë djalosh, por mendimi i parë kur Adnan Januzaj është në pronësi të topit është: Po vrapoj drejt teje, do të kaloj. Ai do t’i terrorizojë mbrojtësit e krahut, është mjeshtër i driblimeve. Ai ishte në një tjetër rang në Sunderland. E kam thënë edhe javën e kaluar se ai mund të ketë nevojë për ndihmë në mënyrë që të kthejë fatin në skuadrën e David Moyesit dhe e fundosi Sunderlandin me guximin dhe dinamizmin e tij”, deklaroi Redknapp për Daily Mail.

“Ai do të bëhet një numër 10. Tani luan në krah dhe është ende duke u adaptuar, por me gjithë atë aftësi që ka, do të përfundoj në qendër, prapa sulmuesit dhe do të shkaktojë kaos maksimal”, përfundoi ai.