“Jam i fokusuar vetëm te Kupa e Botës” – Lajmi.net
“Jam i fokusuar vetëm te Kupa e Botës”
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 21:44, 14 May 2018
Neymar nuk ka qenë në fushë në muajin e fundit, por ka qenë gjithnjë në faqet e para të mediave, për zërat që e shikojnë të transferohet në verën e ardhshme në radhët e Real Madrid.

Braziliani që është vlerësuar si futbollisti më i mirë i kampionatit francez ka folur për zërat që qarkullojnë, por Neymar ka bërë atë që di të bëjë më mirë, ‘driblimin’.

“E ardhmja ime? Për momentin objektivi im është që të jem në formën e duhur për Kupën e Botës”, tha braziliani i pyetur me shumë insistim nga gazetarët në konferencën për shtyp pas marrjes së vlerëesimit.

Vetë presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi në një dalje të tij për mediat fundjavën e shkuar garantoi se Neymar do të qëndrojë në Paris me 1 mijë përqind, edhe pse nga shumë burime përflitet për aritjen e një marrëveshje me madrilenët.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO