Ja si të reduktoni dëshirën e madhe për të ngrënë ushqim

Truke të mrekullueshme ku ju nuk do keni dëshirën për konsum të ëmbëlsirave dhe ushqimeve jo të shëndetshëm.

Lifestyle

18/03/2016 22:38

A keni shpesh oreks për ushqime të ndaluara përderisa tentoni të humbni në peshë? Madje edhe dietat më të përkushtuara ndjejnë tërheqjen e ushqimit nga frigoriferi duke kërkuar diçka për të kënaqur stomakun e tyre.

Heqja dorë nga ushqimi i ndaluar përgjatë procesit të humbjes në peshë, jo vetëm që ju ndihmon në reduktimin e peshës, por gradualisht ul dëshirën e fortë për yndyrëra, sheqer dhe gjëra të kripura.

Lexoni në vazhdim truket ku mund të reduktoni dëshirën tuaj për ushqim…

1. Zgjedhni ushqime me indeks të ulët glikemik

Ushqimet me indeks të ulët glikemik treten ngadalë, duke shkaktuar rritje të vogël të glukozës në gjak. Këto lloj ushqime ju bëjnë të ndiheni të ngopur pas ngrënies dhe gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e akumulimit të peshës së tepërt. Më së miri është të hani çdo ditë 5 racione të vogla që përfshijnë të paktën dy fruta në ditë dhe racione përplot me drithëra, kështuqë trupi juaj do të merr gjithçka që ju nevoitet dhe nuk do ndjeni nevojën për konsum të gjërave jo të shëndetshme.

2. Merrni në punë ushqime të shëndetshmë të përgatitur nga shtëpia

Nëse vdisni për ndonjë pizza apo hamburger, atëherë përgatiteni verzionin tuaj të shëndetshëm në shtëpi dhe merreni me vete për në punë. Përgatitni hamburgerin me mishin e gatuar në shtëpi dhe bukë integrale. Përgatitni peshkun duke e skuqur si dhe patate në furrë me vaj ulliri. Në këtë mënyrë do i ikni ushqimeve të shpejta dhe do shpëtonit nga shtimi në peshë.

3. Konsumoni shumëllojshmëri të ushqimeve

Dietat strikte dhe kufizuese janë shpesh të papërballueshme dhe vetëm se e rrisin dëshirën për ushqime të pashëndetshme. Më së miri është të mos e ndaloni veten nga gjithçka dhe të kombinoni së paku 20 lloj ushqime të ndryshme brenda ditës, kështuqë ju edhe do të kënaqeni me shijet e ndryshme por edhe nuk do të ndjeni mall për gjëra të pashëndetshme.

4. Menaxhoni mirë vaktet ushqyese

Pjesën e racioneve me më shumë kalori vëjeni në mes, ndërsa ushqimet që janë të pasura me fibra dhe proteina vëjeni në fillim dhe fund. Është mirë të filloni ushqimin me një supë të lehtë, më pas mund të konsumoni ndonjë racion që ka më shumë kalori dhe përfundojeni drekën me një sallatë. Nëse kështu i organizoni vaktet ushqyese, do të ndjeni sikur jeni vazhdimisht duke ngrënë.

5. Mos e anashkaloni mëngjesin

Mëngjesi, është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës. Në mëngjes konsumoni vezë të ziera me bukë thekre. Njerëzit që anashkalojnë mëngjesin, zakonisht kanë oreks më pas për ëmbëlsira dhe gjëra tjera jo të shëndetshme, sepse nëse nuk hani mëngjes ju duhet ta plotësoni vendin e ushqimit me diçka tjetër.