Ja si do të ndërtohen qytetet e së ardhmes

"Problemi themelor është se druri dhe materialet e tjera natyrore janë shumë pak të përdorura", ka thënë arkitekti Michael Rampage.

Fun

25/06/2016 00:15

Hulumtuesit në Universitetin e Kembrixhit duke shqyrtuar potencialin e materialeve të ndërtimit më të qëndrueshme kanë menduar se qytetet e së ardhmes duhet të ndërtohen nga druri, transmeton lajmi.net

Betoni dhe çeliku janë materialet themelore të ndërtimit sot në botë, por duke marrë parasysh klimën në ngroje, të dy materialet nuk janë të qëndrueshme dhe të dy materialet janë përgjegjëse për sasi të konsiderueshme të lirimit të gazrave që kontribojnë në ngrojen globale.

Duke parë rrezikun e këtyre dy materialeve, shkencëtarët janë duke menduar për të gjetur miqësinë me natyrën për ndërtimin e qyteteve të së ardhmes.

Shkencëtarët janë duke konsideruar që pas testeve laboratorike të lëndëve natyrore për ndërtim, të konstatojnë nëse mineralet dhe proteinat e tyre janë mjaftë të afta për të siguruar forcën dhe qëndrueshmërinë në ndërtim.

Dr. Michael Ramage, studiues në departamentin e arkitekturës është duke realizuar një projekt 80-katësh nga druri për të testuar fortësinë e tij si material ndërtimor për ndërtime të larta.

“Problemi themelor është se druri dhe materialet tjera natyrore për ndërtim janë shumë pak të përdorura edhe pse ato mund të japin fortësi dhe qëndrueshmëri”, ka thënë Dr. Michael Ramage./lajmi.net