Ja si rrezikon fotografi i dasmave jetën për poza të përkryera (Video)

Një fotograf është parë duke u varur në dritaren e pasme të veturës, duke u munduar të kap momentet më të mira të ahengut të nuses.

Fun

30/06/2015 22:54

Fotografët e dasmave kryejnë pothuajse të njëjtën punë me të njëjtin stil, por ka edhe prej atyre që bëjnë gjëra të pazakonshme për të krijuar diçka unike, raporton Mirror.

Por ky fotograf duke se ia kishte tepruar paksa, pasi në një video të postuar në internet shihet se si mundohet të marrë poza në momentin kur vetura është duke lëvizur me shpejtësi të madhe, dhe ku mbi 50 për qind e trupit të tij gjendej jashtë dritares, transmeton lajmi.net.

“Fotografi nuk e kishte problem edhe nëse do të lëndohej pasi vërehej qartë se është i dashuruar në punën e tij”, ka deklaruar një pjesëmarrëse e ahengut të nuses që ishte mbajtur në Singapor.

 

YouTube player