Ja si piktorët e vitit 1900 e projektuan vitin 2000 (Foto)

Ekzistojnë disa gjëra interesante ku shfaqet imagjinata e njerëzve, se si në të kaluarën ëndërronin për të ardhmen, shkruan “Independent”.

Fun

05/10/2015 22:49

Një prej shembujve është edhe ai “Franca në vitin 2000”. Një seri e pikturave të realizuara nga Jean-Marc Cote dhe disa artistë tjerë francezë në vitet 1900, 1901 dhe 1910, tregojnë më së miri përshkrimin e artistëve mbi çështjen se si do të duket bota në vitin 2000. Seria e parë e pikturave ishte bërë në pako të cigareve, ku në vitin 1900 ishin prezantuar gjatë një ekspozite në Paris, të cilat më pas ishin shtypur edhe si kartolina, transmeton lajmi.net.

Shumë nga idetë e tyre përfshinin pajisje të mekanizuara dhe fluturuese por edhe në disa raste të kombinuara. Disa, çuditërisht përfshinin njerëz duke bashkëvepruar në një mënyrë shumë të ngushtë dhe personale me jetën detare. (lajmi.net)