Ja si mund të relaksoheni në punë gjatë fundjavës – Lajmi.net
Ja si mund të relaksoheni në punë gjatë fundjavës
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 13:47, 13 May 2018
Pavarësisht se dita e shtunë për shumë persona nënkupton pushim, për punonjësit e privatit kjo është një ditë si të tjerat pune.

E teksa shikon nga kompjuteri miqtë apo familjarët që kanë postuar foto nga drekat e tyre pranë bregdetit pëson një humbje energjie.

Megjithatë humbjet e energjisë në një ambient pune nuk ndodhin vetëm nga kjo por dhe nga qëndrimi i gjatë ulur para kompjuterit që specialistët e shëndetit e kanë konsideruar dhe të rrezikshme.

Një studim i fundit të cilin intv jua sjell të përmbledhur në disa këshilla sugjeron se si të ruani energjitë dhe të mbroni shëndetin në momente të tilla.

-Shko në këmbë ose me biçikletë për në punë, harroje makinën

-Mos qëndroni gjithmonë ulur. Përfshini në zyrën tuaj dhe tavolina të larta

-Rindërtoni ambientin tuaj të punës, bëjeni tavolinën komode për trupin dhe sytë

-Bëni pushim dreke. Harrojeni telefonin dhe bëni një ecje të shkurtër ose shijoni drekën në ambiente të hapura.

-Bëni pushime të shkurtra 10 minutëshe çdo një orë.

-Prania e një luleje në tavolinën e punës ju ndihmon të relaksoheni pasi studimet kanë treguar që prania e bimëve në zyrë rritë produktivitetin e punës së paku për 15%

Fjalët kyçe: Puna, vikendi

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master