Ja si do të luajë Gjermania në Kupën e Botës – Lajmi.net
Ja si do të luajë Gjermania në Kupën e Botës
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 21:14, 17 May 2018
Një detyrë shumë të vështirë do të ketë Gjermania për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë në Brazil. Trajneri Low, dje, theksoi se kjo skuadër mund të jetë në gjendje të mbrojë titullin dhe, pse jo, direkt ai shprehu objektivin e ekipit që ai drejton.

Se si do të luajë ai në Rusi, “Sport1” ka bërë një parashikim të bazuar në lojtarët që trajneri ka grumbulluar. Në portë pritet që titullar të jetë TER Shtegen, me Nojer të dëmtuar trajneri nuk kërkon të rrezikojë.

Në mbrojtje, ai do t’i besojë të njëjtit lojtarë që luajnë te Bajerni, me përjashtim të Hektor që luan të Këlni. Dyshja Boateng-Humels i jep siguri trajnerit në repartin defensiv. Në mesfushë, Lëv do të mbështetet tek eksperienca e Khedirës dhe Toni Kros, të dy kanë zhvilluar një sezon të mirë. Njëri kampion me Juventusin në Itali dhe tjetri në finalen e Champions-it me Realin. Ozil gjithashtu do të jetë një armë plus, shkruan panorama sport.

Në sulm do të jetë Verner që do të marrë përsipër shënimin e golave, i ndihmuar nga Myler dhe Rojs. Sane do të jetë një zëvendë sues luksi për njërin nga të tre. Vetë trajneri Lëv ka rinovuar dhe pritet të drejtojë i qetë kombëtaren drejt misionit të pamundur.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO