Ja si do të duket El Clasico sezonin tjetër

El Clasico e sezonit tjetër pritet të jetë më interesante se kurrë. Real Madridi dhe Barcelona pritet të bëjnë ndryshime në sulm, por edhe në repartet tjera.

Sport

12/07/2014 15:32

El Clasico e sezonit të ardhshëm do të jetë më e nxehtë dhe më interesante se kurrë më parë.

Kjo pasi Real Madridi dhe Barcelona po bëjnë përforcime ‘boom’ gjatë kësaj vere. 

Në njërën anë gjiganti katalunas, i cili e solli yllin Luis Suarez, e në tjetrën kampioni evropian, që është afër Radamel Falcaos, por mund ta transferojë edhe James Rodriguez, El Clasico e sezonit tjetër premton spektakël.

Suarez, Messi e Neymar kundër Ronaldo, Bale e Falcao. Një El Clasico e zjarrtë në pret.