Ja sa të dobët janë sulmuesit e Liverpoolit (Foto)

Liverpool ka telashe të mëdha në sulm, pas lëndimit të Daniel Sturridge. Dhe, në statistikat e publikuara tregohet detajisht për dështimet e Mario Balotellit dhe shokëve të tij të repartit. 

Sport

04/11/2014 08:51

Liverpool ka vuajtur për të shënuar gola gjatë këtij sezoni për shkak të lëndimit të Daniel Sturridge.

Dhe, në statistikat e publikuara e shohim saktësisht se sa i dobët ka qenë reparti ofanziv i Reds, gjatë këtij sezoni.

Mungesa e golave është e qartë, por sipas “Sky Sports”, sulmuesit e Liverpoolit nuk paraqesin fare kërcënime serioze për portat kundërshtare.

Dhe, krejt kjo është një fakt edhe më brengosës për tifozët e klubit nga Anfield para ndeshjes me Real Madridin në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së katërt të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.