Ja sa mund të dënohet Ronaldo

Sipas disa raporteve që arrijnë nga Spanja mësojmë se Cristiano Ronaldo  mund të dënohet me tre ndeshje moslojë pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e sotme ndaj Cordobas.

Sport

24/01/2015 19:30

Ronaldo ka bërë disa gjeste josportive në takimin ndaj Cordobas dhe kështu është larguar nga fusha e lojës duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Sipas disa raporteve të fundit që arrijnë nga Spanja mësojmë se Ronaldo mund të dënohet me tre ndeshje moslojë.

Ai pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Realit në La Liga kundër Real Sociedadit, Sevillës dhe Atletico Madridit.