Ja sa miliona euro pagoi Huddersfield për Hadergjonajn

Florent Hadergjonaj edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës angleze Huddersfield Town.

Sport

08/03/2018 18:48

Mbrojtësi fantastik nga Kosova ishte i huazuar tek skuadra angleze nga ajo gjermane Ingolstadt.

E pas paraqitjeve tejet të mira në Ligën Premier dhe në Kupën e Anglisë, Huddersfield ka vendosur ta blejë përfundimisht lojtarin.

Edhe pse nuk ishte bërë askund publike shuma që klubi anglez ka paguar për lojtarin nga Kosova, Telegrafi këtë e ka mësuar ekskluzivisht.

Huddersfield ka paguar pesë milionë euro te Ingolstadt për transferimin e përhershëm të Hadergjonajt.

Kësisoj Ingolstadt ka fituar tre milionë euro pasi në vitin 2016 e kishte transferuar mbrojtësin e djathtë për dy milionë nga Young Boys Bern.

23-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat për Huddersfieldin ku ka asistuar në dy gola të klubit bardh e kaltër.