Ja pse dha dorëheqje drejtori i AKI-së Agron Selimaj (Dokument)

Agron Selimaj ka dhënë dorëhqeje nga pozita e të parit të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.

Lajme

27/01/2017 17:43

 

Në një letër që e ka bërë publike Selimaj ka falënderuar dy ish presidentët Jahjagën dhe Sejdiun, dhe presidentin e tanishëm Hashim Thaçi.

Selimaj ka thënë se “Ka qenë nder dhe privilegj të ju shërbej ju z.President Thaçi dhe ju z.Kryeministër Mustafa”, raporton lajmi.net.

Selimaj nuk ka dhënë nodnjë arsye për dorëheqjen, përvec se ka potencuar në letrën e tij se do të nis një kapitull të ri në jetën e tij me familje.

“Këtë nder dhe privilegj ja dedikoj edhe Presidentes Jahjaga dhe Presidentit Sejdiu Përmes kësaj shkrese ju lutemi pranoni me shumë respekt kërkesën time për lirimin nga detyra  e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë. Pas një kohe të gjatë (më shumë se 7 vite), po besoj se tani është koha që unë dhe familja ime të fillojmë një kapitull të ri në jetën tonë.

Ka qenë nder dhe privilegj të ju shërbej ju z. President Thaçi dhe ju z. Kryeministër Mustafa.

Këtë nder dhe privilegj ja dedikoj edhe Presidentes Jahjaga dhe Presidentit Sejdiu.

Gjithashtu falënderoj për bashkëpunim të gjithë anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së”, ka shkruar në letër Selimaj./Lajmi.net/

dorehe12a