Ja përse limonin duhet ta vendosni në ngrirje

A e dini që nëse limonët vendosen në ngrirje, jo vetëm që jetojnë më gjatë por ruajnë edhe vlerat ushqyese.

Fun

16/04/2016 01:11

Ashti si me pjesën më të madhe të perimeve, lëkura përmban më shumë vitamina se tuli. Në rastin e limonit, lëkura përmban nga 5 deri në 10 herë më tepër vitamina se lëngu.

Që ky agrum është furnizues me vitaminë C e dini, por është gjithashtu i dobishëm për vitaminën B6, A dhe E. Mirëpo, të ekspozuar në dritë, pra nëse i mbani limonët në ballkon, disa nga të mirat e tij humbasin prandaj ngrirja është zgjidhje më e dobishme.

Së pari lani limonët, thajini dhe vendosini në ngrirje të mbështjellë me qese kuzhine. Kur t’i përdorni, as lëngu e as lëkura nuk do t’i ketë humbur vetitë./shekulli