Ja çfarë thotë Mourinho pas fitores së thellë të Manchester Unitedit

.

Sport

13/08/2017 20:37

Jose Mourinho ka folur pas fitores 4:0 të Manchester Unitedit në ndeshjen e parë të Premierligës ndaj West Ham United në ‘Old Trafford’.

Me dy gola të Lukakut dhe nga një të Martial dhe Pogbas, Unitedi regjistroi një start të furishëm në Premierligë.

Mourinho pas ndeshjes, është deklaruar i lumtur me lojën e skuadrës së tij, por ka shkuar se nuk ka qenë aspak e lehtë kjo ndeshje.

“Ndeshja ishte e vështirë, ishte e hapur”, ka deklaruar fillimisht Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Kur ishim 2:0, ata kishin mundësi të mirë. Pastaj ne shënuam golin e tretë dhe kishim relaksim. Në përgjithësi ndeshja ka qenë e vështirë për ne”.

“Ne nuk e filluam mirë, ishim nervoz por pastaj patëm një paraqitje cilësore, treguam personalitet. Edhe tek rezultati 2-0 skuadra vazhdoi të luaj mirë dhe jam i lumtur për këtë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/