Ja çfarë thotë Messi, pas golave të parë në karrierë ndaj Cech

Leo Messi ka thënë se fitorja 0:2 ndaj Arsenalit, është një rezultat i mirë për Barcelonën.

Sport

23/02/2016 23:05

Messi është shprehur i kënaqur me performancën e Barcelonës ndaj Arsenalit.

Katalunasit fituan 0:2, me dy golat e shënuar nga sulmuesi argjentinas.

“Ishte një paraqitje e mirë nga ne, rezultat i kënaqshëm ndaj një ekipi me lojtarë shumë të mirë. Është një rezultat i mirë dhe i rëndësishëm si mysafirë, mirëpo akoma asgjë s’ka përfunduar pasi është edhe një ndeshje”, tha Messi, përcjell Lajmi.net nga faqja zyrtare e UEFA-së