Ja çfarë po bëjnë femrat iraniane në protestë kundër mbulesës (Foto)

Në vitin 2014, policia e Iranit gjobiti dhe arrestoi rreth 3.6 milionë gra për shkak të veshjes së papërshtatshme. Tani, veshja e hixhabit islamik është një praktikë e detyrueshme për të gjitha gratë në Iran.

Fun

29/10/2015 16:36

Masih Alinejad, një gazetare iraniane që jeton në SHBA, do të dëshironte ta ndryshonte tërë këtë dhe t’u jepte grave të drejtën për të veshur çfarë të duan – apo të vendosin vetë se si dëshirojnë t’i keni flokët, të mbuluara apo të zbuluara.

Alinejad thotë: “Nëna ime dëshiron të mbajë mbulesë. Unë nuk dëshiroj. Irani duhet të jetë vend për të dyja ne.”

Me shpresën se mesazhi i saj do të përhapet dhe do të bëj ndryshime shoqërore në Iran, gratë afër dhe larg saj kanë filluar të postojnë fotografi që tregojnë kënaqësinë e jetës së tyre me flokët e zbuluara.

Alinejad ka hapur një grup në Facebook të quajtur “Liria ime e fshehtë” që tashmë ka grumbulluar rreth 820,000 gra që dëshirojnë të protestojnë kundër ligjeve të rrepta të hixhabit në Iran.

E gjitha filloi kur Masih Anilejad filloi të postojë fotografi pa mbulesë
mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-1 mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-5

Ka lloje të ndryshme të mbulesave islamike, disa mbulojnë më shumë sipërfaqe e disa më pak. Hixhabi është një ndër mbulesat më pak konservatore por që mbulon flokët e një gruaje dhe qafën, dhe është e detyrueshme për gratë në Iran.

Tani, ajo u ka kërkuar grave të tjera që të marrin guximin dhe të protestojnë kundër ligjeve të rrepta mbi mbulesën, duke shpërndarë fotografi me flokët e tyre duke valëvitur lirshëm në ajër pa mbulesë.

Si rezultat, shumë gra i janë bashkuar kësaj lëvizje dhe kanë filluar të shpërndajnë fotografi në rrjete sociale pa mbulesë. (lajmi.net)

mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-10__700mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-11__700 mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-13__700 mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-14__700 mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-17 mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-51__700 mandatory-hijab-protest-veil-iran-masih-alinejad-stealthy-freedom-61__700