EMOCIONUESE: Ja çfarë frymëzimi iu dha mësuesja nxënësve para provimit (Foto)

Në shkollën ‘Avenue’ në New Jersey, një mësuese shumë motivuese bëri diçka të veçantë për nxënësit e saj para se të hynin në provim.

Fun

20/05/2016 09:22

Shkrimet dhe mesazhet e kësaj mësueseje lënë shenjë tek të gjithë nxënësit madje edhe njerëzit që mësuan veprën e saj, transmeton lajmi.net.

Mësuesja donte të rriste vetëbesimin tek ata, në mënyra që të binden që janë të aftë dhe do të kalojnë provimin.

Me 19 nxënës në klasë, dhe 19 mesazhe për secilin në bankat e tyre, mësuesja u bë e famshme në gjithë vendin duke u veçuar për mençurinë dhe frymëzimin që ajo dha.

“Mësimi është superfuqia jote! Mos harro, kurrë mos u dorëzo”, shkruan tek një bankë e një nxënësi.

“Nuk po të them që do të jetë i lehtë, por do t’ia vlejë. Jep maksimumin tënd”, një tjetër mesazh frymëzues.

Kështu me radhë në secilën bankë, mësuesja dha mesazhe motivuese  duke rritur besimin tek nxënësit./lajmi.net