Ja çfarë kishte vënë në kokë Rita Ora në paraqitjen që bëri bujë (FOTO)

Rita Ora aktualisht është duke u konsideruar një ikonë mode nga njerëzit e kësaj fushe.

ShowBiz

03/05/2017 08:25

Bukuroshja e lindur në Kosovë ishte të hënën mbrëma pjesëmarrëse në ngjarjen e përvjetshme që mbahet në ShBA, Met Gala, shkruan arbresh.info.

26 vjeçarja la të gjithë pa mend kur u paraqit në tepihun e kuq me një fustan të kuq përrallor.

Por ajo që u la të gjithëve përshtypje ishte edhe stili i saj i flokëve dhe shumica nuk e kishin kuptuar se çfarë u kishte bërë ajo flokëve të saj.

Mirëpo siç shihet në fotot më afër, parukierët e saj i kanë vendosur në kokë copëza të shumta flokësh të prera në formë dhe madhësi të njëjtë.

I gjithw ky proces, sipas vete Ritës i ka marre shume kohe dhe përkushtim. Kjo e ka bërë këngëtaren kosovare të duket shumë e veçantë dhe të komentohet nga të gjitha mediat botërore.