Ja çfarë ka bërë PSG pas refuzimit të ofertës për Neymarin nga La Liga

Neymari vazhdon të marr vëmendjen në tregun e transferimeve.

Sport

03/08/2017 17:00

Braziliani po kërkon të transferohet te PSG në Francë, skuadër kjo që ka shprehur gatishmërinë t’i paguajë Barcelonës klauzolën 222 milionë euro.

Por është La Liga tani që po refuzon të pranojë këtë ofertë të PSG-së, shkaku i shumë së madhe dhe problemeve financiare që mund të shfaqen, duke thyer edhe Fair Play-n financiar të UEFA-s.

Refuzimi i La Ligas ka hapur tani një situatë të re, dhe ekspertët ligjor të PSG-së kanë iniciuar padi ndaj La Ligas, për mos pranimin e ofertës./Lajmi.net/