Ja çfarë aplikacioni të sigurisë ka zhvilluar studenti i Fakultetit Teknik në UP (Foto)

Profesori i Fakultetit Teknik, Blerim Rexha, përmes një postimi në Facebook ka treguar se si studenti Halil Sadiku ka punuar një aplikacion për ngritjen e sigurisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Lajme

26/04/2017 12:24

Rexha ka treguar se si studenti i UP-së ka marr shembull Polcinë e Kosovës dhe ka dhënë rekomandimet për ta ngritur nivelin e sigurisë.

Ky është postimi i plotë i Rexhës:

Sot pata kënaqësinë të debatoj dhe verifikoj arritjet e studentit te shkëlqyeshëm, të nivelit master, Halil Sadiku, i cili në kuadër të temës së diplomës me titull “Zhvillimi i procedurave për ngritjen e sigurisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit – rast studimi siguria e sistemeve në Policinë e Kosovës” jo vetëm qe ka analizuar nga aspekti shkencor sistemet e TIK-ut por edhe ka bërë rekomandime të qarta për përmirësimin e sistemeve ekzistuese. Për këtë qëllim Halili ka zhvilluar edhe aplikacione ndihmëse, që të mbështesë hipotezat e veta dhe forcoj rekomandimet e dhëna. Një nga risitë kryesore të kontributit të tij është mbrojta e shënimeve edhe nga palët e treta, por edhe nga personat e pa autorizuar që mund të kenë qasje në serverët e bazave të shënimeve, konformë Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe kornizës ligjore në fuqi. Duke rekomanduar dhe implementuar enkriptimin me algoritme kriptografike, 3DES, AES, dhe RSA deri ne nivel të rekordeve në bazën e shënimeve. Pa dyshim, implementimi i rekomandimeve nga ky punim diplome do ta rris edhe më shumë besueshmërinë dhe transparencën në punën dhe procedurat e Policisë së Kosovës.