Izraeli kremton 67 vjetorin e pavarësisë

Izraelitët me fishekzjarrë dhe ceremoni të ndryshme kanë filluar ta festojnë 67 vjetorin e pavarësisë.

Bota

22/04/2015 23:46

Festa ka filluar pasi që sot është shënuar Dita e Kujtimit për ushtarët e vrarë dhe viktima të terrorizmit.

Lucy Aharis , një arabe izraelite, ishte sonte në mesin e atyre që kanë pasur nderin të ndezin pishtarin ceremonial.

Ajo ka folur për bashkëjetesën dhe ka lexuar disa pjesë të fjalimit në gjuhën arabe.

Ka folur për hebrenjtë që kanë ardhur nga vendet arabe dhe për ata nga Evropa Lindore, religjionin dhe sekularizmin, për arabët dhe hebrenjtë dhe atyre u ka kushtuar pishtarin e saj, transmetojnë mediat izraelite.

Izraelitët sipas traditës dalin në rrugët kryesore dhe kremtojnë pavarësinë e tyre. Festa vazhdon nesër kur shumë qytetarë dalin në shëtitje dhe piknik, transmeton Associated Press