iWatch dhe iPhone 6 do të lansohen në tetor

Një raport i ri nga Telegraph thotë se dy produktet e shumë folura të Apple, iWatch dhe iPhone 6, do të lansohen në tetor.

Auto & Tek

10/06/2014 00:00

Pajisja e përfolur iWatch nga Apple do të lansohet në tetor, thotë një raport i ri në Telegraph.

Ora e mençur do të përmbajë një ekran të lakuar me prekje dhe do të veprojë përmes sistemit operativ iOS, duke e lejuar atë që të lidhet me iPhone dhe iPad.

Pajisja veshëse do të përmbajë edhe disa senzorë për të monitoruar aktivitetet e fitnesit dhe shëndetin, të tilla si nievelet e glukozës në gjak dhe rrahjet e zemrës.

iPhone i ardhshëm, që pritet të emërohet si iPhone 6, gjithashtu do të lansohet në tetor, thonë disa burime të Telegraph në Apple.

Sipas Telegraph, pas lansimit të iWatch do të prodhohen 6 milion ora të mençura çdo muaj.